"1 Milion Trees Campaign" tek QBMK Nënë Tereza in Prizren

Me kënaqësi ju njoftojmë se për vitin 2023, EcoZ-I ka përfunduar me sukses kampanjën "1 Milion Trees Campaign" me mbjelljen e funidit tek QBMK Nënë Tereza- Prizren .

Mbjellja e bimëve është bërë në 5 komunat e Kosovës: Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren. Kjo nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin e grupeve të Asambleistëve Mjedisorë në këto komuna.

Në emër të EcoZ dhe të gjithë ekipës dëshirojmë të shprehim falënderimet tona donatorit Save the Children Kosova/o ,drejtorive të arsimit, drejtorive të mjedisit, drejtoreve të shkollave dhe mësimdhënësve për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për këtë nismë.

Me suksesin tonë të deritashëm ne tashmë planifikojmë të vazhdojmë këtë rrugëtim në vitet e ardhshme. Misioni ynë për ruajtjen dhe mbjelljen e bimëve do të jetë një sfidë që do ta ndajmë së bashku.

Le të vazhdojmë së bashku të kujdesemi për planetin tonë dhe të krijojmë një mjedis më të gjelbër.

Ky aktivitet u mundësua në kuadër të Projektit "Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët," i cili zbatohet nga EcoZ në partneritet me  Save the Children Kosova/o financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (Sida).

Partnerët Tanë