Aktiviteti "1 Million Trees Campaign" me Nxënësit dhe Mësuesit në Shkollën SHFMU "Xhemajl Kada" në Pejë

EcoZ organizoi eventin "1 Milion Trees Campaign" në bashkëpunim me nxënësit, mësuesit dhe zëvendësdrejtoreshën e Shkollës SHFMU "Xhemajl Kada" në Pejë. Ky aktivitet u realizua me mbështetje dhe angazhimin e përfaqësuesve nga Drejtoria Komunale e Arsimit të Komunës së Pejës, të cilët gjithashtu kontribuan në realizimin e këtij veprimi të rëndësishëm për mjedisin.

Në këtë ngjarje, ne së bashku arritëm të mbjellim një numër të konsiderueshëm pemësh, duke i dhënë një frymë të re dhe të bukur oborrit të shkollës SHFMU "Xhemajl Kada". Ky ishte një hap i rëndësishëm për të promovuar gjelbërimin e hapësirave shkollore dhe për të investuar në të ardhmen e mjedisit, si dhe për të edukuar nxënësit e shkollës për rëndësinë e mbrojtjes dhe përkujdesjes për natyrën.

Faleminderit për angazhimin dhe kontributin tuaj të çmuar në këtë ngjarje, e cila ishte një hap i rëndësishëm në ruajtjen e mjedisit dhe në edukimin e brezit të ardhshëm. Pjesëmarrësit, me motivimin e tyre të fortë dhe energjinë pozitive, kanë kontribuar në krijimin e një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

Ky aktivitet ishte pjesë e projektit "Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët," i zbatuar nga EcoZ në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (Sida), i cili synon të përfshijë fëmijët dhe të rinjtë në iniciativat për ruajtjen e mjedisit dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e veprimeve të përbashkëta në mbrojtjen e natyrës.

Partnerët Tanë