34 Vjetori i Konventës për të Drejtat e Fëmijës: Një Të Ardhme Të Gjelbër për Brezat e Ardhshëm - 1Milion Trees Campaign

Më 1989, liderët botërorë vendosën themelin për të ardhmen e fëmijëve, duke shënuar një epokë të re me traktatin ndërkombtar të quajtur „Konventa për të Drejtat e Fëmijës“.

Në shënim të 34-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, ky 20 Nëntor na gjen duke mbjellë jo vetëm bimë, por edhe shpresa.

Me eventin „1 Milion Trees Campaign“, EcoZ së bashku me „Asambleistët Mjedisor të Prishtinës“,  Drejtoreshën e Parqeve, Znj. Donika Çeta, organizatat Let’s Do It Peja dhe Save The Children, u bashkuam për të dhënë kontributin tonë në gjelbërimin e ambientit, duke përkujtuar këtë ditë historike me vepra që lënë gjurmë të gjelbra për brezat e ardhshëm.

Ky aktivitet u mundësua në kuadër të Projektit "Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët," i cili zbatohet nga EcoZ në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (Sida

Partnerët Tanë