Ndërtimi i vetëdijes mjedisore: Fuqizimi i fëmijëve për një të ardhme të qëndrueshme në shkollën Dardania në Pejë

Në bashkëpunim me shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Dardania" në Pejë, kemi realizuar aktivititen për të  ngritur kapacitetin e fëmijëve në mbrojtjen e mjedisit.

Këto janë disa nga bashkëbisedimet :

Mësimet mbi Mjedisin: Fëmijët kanë mësuar mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe praktikave të qëndrueshme.

Reciklimi dhe Riperdorimi: Kemi ndihmuar në të kuptuarit e rëndësisë së Reduktimit, Ripërdorimit dhe Rriciklimimit .

Gjendja e Mjedisit në ambiente shkollore: Bashkë me fëmijët, kemi mësuar më shumë për gjendjen e mjedisit në Shkollë dhe si duhet të kujdesen për të mbrojtur atë.

Ky aktivitet mundësohet në kuadër të Projektit " Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët" i cili zbatohet nga EcoZ në partneritet me Save the Children Kosova/o  dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (Sida).

Partnerët Tanë