Së bashku me grupin e Asamblesë Mjedisore me Fëmijët e Komunës së Prishtinës, shënuam Ditën Botërore të Mjedisit.
Së bashku mësuam dhe eksploruam më shumë rreth reciklimit, ripërdorimit dhe reduktimit, si dhe rreth rëndësisë së matjeve të cilësisë së ajrit të brendshëm.
Në të njëjtën kohë, kemi pasur rastin të vizitojmë objektin e Innovation Center Kosova dhe të kuptojmë mundësitë që ICK i ofron për gjeneratat e reja.
Gjatë aktivitetit fëmijët i dërguan një kartolinë vetës së tyre në vitin 2050 duke përshkruar jetën dhe planetin në at vit. Ata po ashtu premtuan që të kujdesen për mjedisin dhe u zotuan që të gjithë të krijojmë një planet më miqësor me mjedisin.
Ky aktivitet mundësohet në kuadër të Projektit " Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët" i cili zbatohet nga EcoZ në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (Sida).