Akiviteti filloi me vizitë tek Euro Steel NUSHIku së bashku me nxënësit patëm mundësinë të shohim dhe të mësojmë më shumë rreth proceduarve të reciklimit.
Pas vizitës, organizuam një ligjëratë për mbrojtjen e mjedisit në hapësirat e qytetit të Pejës. Diskutimi ishte mbi rëndësinë e matjes së cilësisë së ajrit, duke demonstuar efektet e ndotjes së ajrit tek të rinjtë. Po ashtu, treguam më shumë për procedurat e matjes së cilësisë së ujit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së burimeve të ujit të pastër për të ardhmen tonë.
Këto aktivitete na ndihmojnë të sensibilizojmë dhe të edukojmë të rinjtë për rolin e tyre në mbrojtjen e mjedisit.
Ky aktivitet u mundësua në kuadër të Projektit "Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët," i cili zbatohet nga EcoZ në partneritet me Save the Children Kosova/o/ financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (@sidasweden )