Qëndrushmëria Mjedisore me Fëmijët

Projekti "Qëndrushmëria Mjedisore me Fëmijët" është një projekt i cili është në partneritet me Save the Children Kosova dhe te financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (Sida).

Qëllimi kryesor i projektit është që të ndihmoj të rinjët e katër komunave të Kosovës , Prishtinë, Gjakovë, Pejë dhe Mitrovicë e Jugut  për të rritur  ndërgjegjësimin dhe edukimin e fëmijëve në lidhje me çështjet mjedisore dhe qëndrueshmërinë.

Ky program ka si synim të përmirësojë aftësitë e fëmijëve për të kuptuar, respektuar, avokuar dhe mbrojtur mjedisin në të cilin jetojmë.

Objektivat e këtij projekti që synojmë ti arrijmë janë :

Ti ndihmojmë fëmijët të kuptojnë rëndësinë e qëndrueshmërisë mjedisore dhe ndikimin e tyre në planet.

Ti edukojmë fëmijët mbi shkaqet dhe pasojat e ndotjes mjedisore dhe presionin mbi natyrën.

Ti inkurajojmë fëmijët të marrin veprime dhe të bëjnë avokime konkrete për të mbrojtur mjedisin dhe të bëhen kampionë të qëndrueshmërisë në komunitetin e tyre.

Përmes këtij projekti synojmë të arrijmë disa rezultate të rëndësishme:

Rritja e ndërgjegjësimit mjedisor të fëmijëve dhe aftësitë e tyre për të vepruar në mënyrë qëndrueshme.

 Krijimi i një brezi të ri të kujdesshëm ndaj mjedisit dhe planetit tonë.

 Përmirësimi i lidhjes mes fëmijëve dhe natyrës duke krijuar një lidhje më të thellë dhe të vlerësuar.

Projekti " Qëndrueshmërinë Mjedisore me Fëmijët" synon të ndryshojë sjelljet dhe mendimin e fëmijëve në lidhje me mjedisin dhe qëndrueshmërinë. Duke krijuar një mjedis edukativ dhe inkurajues ne shpresojmë të kontribuojmë në një të ardhme më të qëndrueshme për planetin tonë dhe brezin e ardhshëm. Ky projekt është një hap i rëndësishëm në drejtim të ndryshimeve pozitive në komunitetin tonë dhe për mjedisin global.

 

Partnerët Tanë