Ekspeditë në dy rrota🚴

Sot kemi kaluar një ditë vikendi fantastik në Parkun e Gërmisë, Ekspeditë në dy rrota të organizuar nga Asambleistët Mjedisor të Prishtinës! 🚴

Aktiviteti ynë filloi me një ekspeditë me bicikla në Parkun e Gërmisë. U bë një udhëtim i mrekullueshëm nëpër natyrën e pasur të këtij parku.

Gjithashtu, kemi përdorur këtë rast për të diskutuar çështje të rëndësishme mjedisore dhe për të ndarë idetë tona për të mbrojtur dhe ruajtur mjedisin tonë të çmuar.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për këtë ditë të mrekullueshme dhe përkushtimin tuaj ndaj natyrës dhe mjedisit.

Ky aktivitet mundësohet në kuadër të Projektit " Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët" i cili zbatohet nga EcoZ në partneritet me Save the Children Kosova/o  dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (Sida).

Partnerët Tanë