Gjelbërimi i Mitrovicës përmes Punës Vullnetarizmi: Një Kontribut për një Qytet më të Shëndetshëm dhe të Qëndrueshëm

Sot, Ekipi i EcoZ, Asambleistët Mjedisor të Mitrovicës, dhe Komuna e Mitrovicës festuan Ditën e Punës Vullnetarizmi duke e gjelbëruar qytetin dhe duke kontribuar për një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm. Kjo ditë e veçantë ishte një mundësi për të bashkuar forcat dhe për të ofruar një frymë të re për Mitrovicën, përmes mbjelljes së pemëve dhe gjelbërimit të hapësirave publike.

Me këtë aktivitet, synuam të krijojmë një mjedis më të freskët dhe më të bukur për qytetarët e Mitrovicës, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe pasurimin e peizazhit urban. Jemi të lumtur që, përmes këtyre veprimeve, jo vetëm që po mbjellim pemë, por edhe po mbjellim shpresë dhe energji pozitive për të ardhmen e qytetit.

Një falënderim i veçantë shkon për Zv. Kryetarin, Arian Tahiri, dhe Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve, Egzon Sadiku, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe përkushtimin e tyre në realizimin e këtij aktiviteti. Partneriteti ynë me ta ka qenë një shembull i shkëlqyer i veprimeve të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin e një qyteti të gjelbër dhe të qëndrueshëm.

Ky aktivitet u realizua si pjesë e projektit "Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët," i cili zbatohet nga EcoZ në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (Sida). Ky projekt është një mundësi për të përfshirë fëmijët dhe të rinjtë në proceset e mbrojtjes së mjedisit dhe ndihmon në ngritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e ruajtjes së natyrës për brezat e ardhshëm.

Partnerët Tanë