Ditën e kaluar, EcoZ i shtoi gjelbërim shkollës të komunës së Lipjanit: SHFMU “ Drita “ Rubovc.
Së bashku me fëmijët, drejtorët, mësimdhënësit dhe në bashkëpunim me komunën e Lipjanit arritëm të shtojmë gjelbërimin në këtë shkollë.
Të gjithë pjesëmarrësit kontribuan në mbjelljen e bimëve duke krijuar një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm për nxënësit.
Kampanja “1 million trees” synon të përmirësojë mjedisin dhe të edukojë brezin e ri për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës.
Falenderojmë të gjithë ata që na mbështetën dhe u bënë pjesë e kësaj iniciative të rëndësishme.
Ky aktivitet u mundësua në kuadër të Projektit ,,Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët'' i cili zbatohet nga EcoZ në partneritet me Save the Children Kosova/o, dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (@sidasweden)