Konferenca "United for Future with Children"

Me sukses përmbyllëm konferencën “United for Future with Children”, ku trajtuam qëndrueshmërinë mjedisore dhe të drejtat e fëmijëve në Kosovë.

Drejtoresha e EcoZ, Egzona Shala Kadiu, prezantoi arritjet e projektit “Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët”. Ndërsa Vaibona Puka nga Institucioni i Avokatit të Popullit theksoi sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e të drejtave të fëmijëve.

Në këtë konferencë u zhvilluan dy panele:

Paneli i parë përmbledhi mësimet dhe hapat e ardhshëm, me panelistë nga sektori publik, Save the Children Kosovo dhe media.

Paneli i dytë, i udhëhequr nga Asambleja Mjedisore e Fëmijëve, solli perspektivat dhe zërin e fëmijëve për të ardhmen që duam.

Falënderime të veçanta për të gjithë pjesëmarrësit që kontribuan në suksesin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme!

Kjo konferencë u mundësua në kuadër të Projektit “Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët'' i cili zbatohet nga EcoZ në partneritet me Save the Children Kosova/o(Save the Children Kosova/o), dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (@sidasweden)

Partnerët Tanë