Një Përvojë e Mrekullueshme me Grupin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara "Zëri Ynë" për Promovimin e Mbrojtjes së Mjedisit

Trajnimi i sotëm ishte një përvojë e mrekullueshme për ne të cilët jemi privilegjuar të punojmë me fëmijë me aftësi të kufizuara për të promovuar mbrojtjen e mjedisit! 🌿

Fëmijët tanë të veçantë na befasuan me entuziazmin e tyre të pa paraparë dhe dëshirën e madhe për të mësuar më shumë se si të mbrojmë planetin tonë.

Ne do të donim të falënderojmë prindërit e tyre që na besuan këtë detyrë të rëndësishme dhe që na ndihmuan në këtë aktivitet.

Po ashtu ky aktivitet nuk mundë të kishte sukses pa ndihmën dhe bashkëpunimin e mrekullueshëm të Kosova Disability Forum. Faleminderit që na mundësuat të bëjmë këtë aktivitet të mahnitshëm bashkë!

Së bashku ne treguam se solidariteti dhe bashkëpunimi mund të sjellin ndryshime të mëdha në mjedis dhe në komunitetin tonë.

Ky aktivitet mundësohet në kuadër të Projektit " Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët" i cili zbatohet nga EcoZ në partneritet me Save the Children Kosova/o  dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (Sida).

Partnerët Tanë