Një takim frymëzues me drejtorin Enis Kelmendi: diskutime për mjedisin shkollor dhe aktivitetet mjedisore në shkollat e Mitrovicës

Një takim frymëzues me Drejtorin Enis Kelmendi nga Shkolla Fillore e Mesme e ulët "Bedri Gjinaj", ku  diskutuam rreth draft-rregullores komunale për mjediset shkollore dhe në të njëjtën kohë mbledhëm informacione të rëndësishme rreth sistemit arsimor dhe aktiviteteve mjedisore në shkollat e mesme të ulëta të komunës së Mitrovicës. Ai na priti me hapësirë dhe mirëkuptim të madh. Së bashku, po ndryshojmë për më mirë! 🌿

Në vazhdim zhvilluam aktivitete me fëmijët e klasës së 5-të, ku tani e kuptojnë rëndësinë e ruajtjes së mjedisit, reciklimit, dhe mbrojtjes së mjedisit në shkollën e tyre.

Ky aktivitet u mundësua në kuadër të Projektit "Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët," i cili zbatohet nga EcoZ në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (Sida).

Partnerët Tanë