Në shkollën e mesme të ulët „Afrim Gashi“ zhvilluam aktivitete me fëmijët e klasës së 5-të, ku së bashku mësuam për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit, reciklimit, dhe mbrojtjes së mjedisit në shkollën e tyre. 🌿📚
Ky aktivitet u mundësua në kuadër të Projektit "Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët," i cili zbatohet nga EcoZ në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (Sida).