Së bashku me nxënësit e Princeton School Prishtina mësuam për mbrojtjen e mjedisit

EcoZ në bashkëpunim me nxënësit e shkollës Princeton School of Prishtina, mësuam mbi mbrojtjen e mjedisit, cilësinë e ajrit të brendshëm, gjithashtu dhe procesin e kompostimit.

Është kënaqësi të ndajmë me ju një përmbledhje të aktivitetit dhe informacioneve të rëndësishme që kemi mësuar së bashku me nxënësit e shkollës Princeton.

  •       Mbrojtja e Mjedisit: Kemi theksuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit në jetën tonë të përditshme. Kemi diskutuar mbi praktikat e qëndrueshme dhe si të kontribuojmë në ruajtjen e natyrës.
  •        Cilësia e Ajrit të Brendshëm: Së bashku eksploruam strategji për të përmirësuar ajrin në ambientet tona të brendëshëm dhe të jashtëm.
  •        Procesi i Kompostimit: Një nga temat që kemi mësuar ishte dhe kompostimi dhe rolin e tij në zvogëlimin e mbeturinave dhe në promovimin e tokës së gjelbër. Kjo është një praktikë e rëndësishme për mjedisin tonë.

Bashkohuni me ne në rrugën drejt një mjedis më të mirë dhe një shoqërie më të qëndrueshme!

Ky aktivitet u mundësua në kuadër të Projektit "Qëndrueshmëria Mjedisore me Fëmijët," i cili zbatohet nga EcoZ në partneritet me  Save the Children Kosova/o financohet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (Sida)

Partnerët Tanë