Mirënjohje për Kontributet Mjedisore: EcoZ merr mirënjohje nga Komuna e Gjakovës

EcoZ me kënaqësi pranoi mirenjohjen nga Komuna e Gjakovës për angazhimin tonë dhe kontributin e dhënë në mbjelljen e pemëve, realizuar së bashku me grupin e pasionuar të asambleistëve mjedisorë të Gjakovës në kuadër të projektit  të mbështetur nga Save the Children Kosova/o .

Është një ndjenjë e veçantë të shohim se puna jonë në ruajtjen e mjedisit dhe mbjelljen e pemëve po vlerësohet dhe po krijon ndryshime pozitive në komunitetin tonë.

Faleminderit Komunës së Gjakovës për bashkëpunimin dhe përkushtimin. Së bashku ne po ndërtojmë një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë.

Partnerët Tanë