Konferenca United4Future

Konferenca United4Future, ishte një event i dizajnuar për të inspiruar ndryshime pozitive brenda Kosovës, me një hapsirë të gjerë për të mësuar dhe bashkëpunuar, duke theksuar dy shtylla të rëndësishme: teknologjinë dhe qëndrueshmërinë mjedisore. đŸ€–

Konferenca "United for Future“ përfshiu tre sesione të rëndësishme:

Në sesionin e parë, Drejtoresha Ekzekutive e organizatës Ecoz, Egzona Shala Kadriu na informoi më shumë rreth gjendjes së mbeturinave në Kosovë, duke bërë thirrje për përmisimin e kësaj problemative mjedisore.

Në sesionin e dytë, paneli u orientua në diskutimin e sfidave dhe vështirësive në menaxhimin e mbeturinave në Kosovë dhe zgjidhjet potenciale për rastin, duke përfshirë aspektin e të drejtave të njeriut dhe qëndrueshmërinë mjedisore.

Në sesionin e tretë, paneli biseduan rreth benefiteve të inkorporimit të

Intelegjences Artificale në proceset e organizatave dhe bënë një shkëmbim të ideve për lehtësimin e funksionimit të organizatave.

Konferenca inkurajoi veprime për një të ardhme më të ndriçuar, më të pastër, dhe të përmirësuar.

Ishte kënaqësi të organizojmë këtë konferencë në mesin e të gjitha organizatave të tjera dhe një publiku aq të përfshirë.

Partnerët Tanë