EcoZ po zgjeron bashkëpunimin e saj ndërkombëtar me një projekt të ri të quajtur "Nxitja e Punësueshmërisë përmes Qarkullimit të Bio-Mbetjeve në Zonat Rurale" (BECBA), ku vepron si Koordinatore e konsorciumit të organizatave: Environmental and Territorial Management Institute ,Let's Do It Peja ,Academy of Entrepreneurship ,alchemia-nova , the project is foundet by EU through Erasmus +.
Së fundmi, ekipi i projektit organizoi takimin fillestar për të diskutuar objektivat, shtrirjen, afatin kohor dhe buxhetin e projektit. Gjithashtu, u prezantua ekipi dhe u zhvilluan diskutime mbi rreziqet dhe sfidat e mundshme, duke mirëpritur sugjerimet dhe kontributet e të gjithëve.
Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i punësueshmërisë në zonat rurale përmes ndërtimit të aftësive të 20 të rinjve nga Kosova, Greqia, Shqipëria dhe Austria në fushën e qarkullimit të bio-mbetjeve. Gjatë projektit, ekipi do të sigurojë komunikim të hapur, ndërtim të besimit dhe bashkëpunimit, si dhe krijimin e një vizioni të përbashkët për suksesin e tij.
Ekipi është i entuziazmuar për këtë rrugëtim dhe mezi pret të punojë për arritjen e objektivave të projektit!