Informata :
Direktiva 2000/60/EC, e njohur zakonisht si Direktiva Kornizë e menaxhimit të Ujit (WFD), është një pjesë kyçe e legjislacionit të Bashkimit Evropian që synon të mbrojë dhe të përmirësojë cilësinë e ujit në BE. Kjo direktivë vendos një kornizë për menaxhimin, mbrojtjen dhe përmirësimin e të gjitha aspekteve të cilësisë së ujit,.
Ne kemi kërkuar që Bashkimi Europian të zbatojë Recitalin 34 të kësaj direktive në planifikimet e tyre.
Recital 34: Duhet të ndërmerret një qasje strategjike për mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të ujërave në distancë të gjatë dhe ndërkufitare. Bashkëpunimi midis Shteteve Anëtare, si dhe me shtetet jo anëtare ( ku bënë pjesë edhe Kosova), është i nevojshëm për zbatimin efektiv të objektivave të kësaj direktive, veçanërisht për lumenjtë e cilet shtrihen përtej kufijve të Bashkimit Evropian.
Ky recital njeh ndërvarësinë e sistemeve të ujit përtej kufijve kombëtarë dhe nevojën për përpjekje të përbashkëta për menaxhimin dhe mbrojtjen efektive të burimeve ujore.