Në udhëtimin tonë të përbashkët drejt një mjedisi të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm, projekti "Sfidat Mjedisore - Perspektiva e Komunitetit të Obiliqit" ka shenuar një hap të rëndësishëm drejt ndryshimeve pozitive.
Projekti I implementuar nga EcoZ dhe me ekspertizë nga Climate Reality Europe synon ngritjen e kapaciteteve të komunitetit të Obiliqit në parandalimin e ndotjes së ajrit dhe në ndërtimin e partneriteteve të forta për të lehtësuar tranzicionin e drejtë. Një iniciativë e tillë ka për qëllim të sensibilizojë dhe të ndihmojë banorët e kësaj zone për të bërë ndryshime të rëndësishme në mjedisin e tyre.
Si pjesë e Projektit "Healthier Kosovo 2", I cili realizohet nga UNDP, OBSH dhe UNV dhe me mbështetjen financiare të Dukatës së Madhe të Luksemburgut- projekti ka mundësuar realizimin e trajnimeve të rëndësishme. Një nga këto trajnime është "Ngritja e Kapaciteteve të Komunitetit të Obiliqit për Parandalimin e Ndotjes së Ajrit dhe Procesin e Tranzicionit të Drejtë" I cili u mbajtë me 24 Nëntor në rajonin e Obiliqit.
Trajnimi mbuloi temat që janë thelbësore për cilësinë e ajrit dhe të drejtat e komunitetit në kontekstin e një tranzicioni të drejtë drejt një mjedisi të qëndrueshëm. Pjesëmarrësit kanë qenë nga Insitucionet qendroe, insitucionet lokale, Organizata të shoqërisë civile, punëtorë nga KEK-u dhe të rinjë të cilët shprehen interesimin e tyre në bashkëpunim për të treguar se ndërgjegjësimi dhe edukimi janë instrumente kyçe në rrugën drejt një komuniteti më të informuar dhe të ndërgjegjshëm.
Ndërkohë që kemi filluar këtë udhëtim, shpresojmë që projektet e tilla të sjellë ndryshime konkrete dhe që bashkë me banorët e Obiliqit të krijojmë një mjedis të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë