EcoZ prezanton raportin: "Qëndrimet dhe përceptimet mbi Tranzicionin e Drejtë nga komuniteti i Obiliqit", i zhvilluar në partneritet me Climate Reality Europe dhe me mbështetjen financiare të Beyond Fossil Fuels.
Objektivi primar i raportit është të vlerësojë përshtypjet dhe sfidat e komunitetit të Obiliqit lidhur me tranzicionin energjetik. Ky qytet është prodhuesi dhe furnizuesi kryesor i energjisë elektrike në Kosovë për shkak të vendndodhjes së termocentraleve prandaj do të jetë më i ndikuari nga tranzicioni i ardhshëm.
📈Në këtë raport mund të gjeni të dhëna nga më të shumtat, por më të rëndësishmet janë:
65% e të anketuarve shprehin gatishmërinë e tyre për t‘u zhvendosur nga Obiliqi.
80% e të aketuarve shprehen se mbyllja e termocentralit do të ketë ndikim ekonomik në familjet e tyre
2/3 e të anketuarve shprehin mungesë optimizmi për mënyrën sesi do të trajtohet mbyllja e termocentralit.
87% e pjesëmarrësve kanë treguar se nuk u është ofruar informacion apo trajnim lidhur me perspektivat e reja të punësimit apo burimet alternative të të ardhurave.
🎥Gjithashtu, gjatë eventit tonë, u transmetua edhe një video e shkurtër promovuese, e cila synon të nxisë sensibilizimin dhe të ndërgjegjësojë publikun për rëndësinë e tranzicionit të drejtë në Kosovë.