Projekti synon të promovojë parimet e Tranzicionit të Drejtë në Kosovë.
Duke u fokusuar në largimin nga djegia e lëndëve fosile ( qymyri) në burime të ripërtritshme të energjisë, projekti kërkon të adresojë ndikimet ekonomike, sociale dhe mjedisore të një tranzicioni të tillë.
EcoZ do të angazhohet në aktivitete si : zhvillimi i materialeve edukative, organizimi i serive të trajnimeve për studentët, dhe organizimi i trajnimeve për medie për të përmirësuar kuptimin dhe zbatimin e parimeve të Tranzicionit të Drejtë.
Projekti gjithashtu përfshin ndihmë - fascilitim në zhvillimin e politikave dhe nxitjen e angazhimit të palëve të interesit përmes konferencave, me qëllim të integrimit të parimeve të Tranzicionit të Drejtë në politikat dhe ligjet vendore.
Gjatë 8 muajve, kjo nismë do të rrisë ndërgjegjen, kapacitetin dhe përpjekjet bashkëpunuese midis palëve kyçe të interesit, duke siguruar një qasje gjithëpërfshirëse ndaj tranzicionit të energjisë në Kosovë që askush të mos mbetet mrapa.