Vizitë studimore me dy studentë fitues nga gara OP-Ed në Klima Biennale Wien

 Javën e kaluar, EcoZ  së bashku me studentët përfituesit nga gara mbi shkrimin e një Op-Ed me temën "Tranzicioni i drejtë në Kosovë", vizituam Klima Biennale Wien.

Kjo vizitë ishte shumë frymëzuese dhe na ofroi mundësinë të shohim ide inovative dhe kreative në fushën e mjedisit. Patëm rastin të shohim nga afër praktika të suksesshme në reciklim, kompostim, si dhe të mësojmë rreth avokimit për ndotjen e ajrit dhe ujit.

Pjesëmarrja në Klima Biennale na ndihmoi të kuptojmë më mirë rëndësinë e veprimeve të përditshme për të mbrojtur mjedisin dhe na dha motivimin për të sjellë këto praktika të mira në Kosovë.

Njohuritë dhe idetë e fituara gjatë kësaj vizite do të zbatohen në projektet tona të ardhshme në Kosovë, duke kontribuar kështu në përmirësimin e qëndrueshmërisë mjedisore në vendin tone.

Kjo vizitë u mundësua nga Europian Climate Fondation

Partnerët Tanë