Filluam Intervistat me Komunitetin e Obiliqit mbi Perceptimet dhe Ndikimet e Tranzicionit të Drejtë të Energjisë

Procesi i tranzicionit të drejtë energjetik sjell ndryshime të rëndësishme për komunitetet që historikisht kanë qenë të varura nga industria e qymyrit. Për të kuptuar më mirë perceptimet, sfidat dhe pritshmëritë e banorëve të Obiliqit në këtë proces, kemi filluar intervistat me komunitetin lokal.

Këto intervista synojnë të sjellin në pah përvojat dhe shqetësimet e banorëve në lidhje me ndikimin social, ekonomik dhe mjedisor të këtij tranzicioni. Përmes bisedave të hapura, po dëgjojmë perspektivat e tyre mbi punësimin, cilësinë e jetës dhe mundësitë e reja që mund të sjellë kalimi drejt një ekonomie më të gjelbër dhe të qëndrueshme.

Zëri i komunitetit është thelbësor në këtë proces, dhe këto intervista do të ndihmojnë në krijimin e politikave dhe masave që reflektojnë nevojat dhe shqetësimet e tyre. Jemi të përkushtuar të sigurojmë që ky tranzicion të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe i drejtë për të gjithë.

Partnerët Tanë