Heinrich Böll Stiftung, në partneritet me EcoZ, kanë lancuar publikimin e raportit mbi themelimin e Bashkësive të Energjisë Diellore në Kosovë, duke u fokusuar në Komunën e Obiliqit – një zonë me rëndësi strategjike për prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Ky raport ofron një analizë të thelluar të kornizës ligjore dhe politike të Kosovës për themelimin e komuniteteve të energjisë diellore, duke adresuar barrierat ekzistuese dhe mundësitë për përfshirjen e tyre në kuadër të një politike më të gjelbër dhe të qëndrueshme. Gjithashtu raporti ofron rekomandime konkrete për qeverinë dhe aktorët kryesor, dhe shembuj konkretë të suksesshwm nga vende të ndryshme të Evropës, duke ofruar praktika se si mund të transformohen këto eksperienca në Kosovë.
Raporti është aktualisht i disponueshëm në gjuhën angleze, ndërsa publikimi në gjuhën shqipe dhe gjuhën serbe do të bëhet së shpejti duke e bërë këtë dokument të qasshëm për një audiencë më të gjerë dhe të rëndësishme për zbatimin e projekteve të energjisë së rinovueshme në nivel lokal.